Doktori Arbër Tolaj është kandidati me numër 5 në listën e AAK-së. Tolaj ke treguar tri arsye kryesore se pse duhet votuar numri 5 dhe vlerat që përfaëson në Kuvend.

“Pesëshja e parë nuk harrohet kurrë. Në bankat e shkollës fillore, të gjithë kemi mësuar se nota 5️⃣ është simboli i shkëlqimit, punës dhe suksesit maksimal. Ishte nota që na bënte krenarë para prindërve dhe na hapte rrugën drejt ëndrrave tona. ​Sot, ky numër merr një kuptim të ri, por me të njëjtat vlera. 5️⃣ për përkushtim maksimal në shërbim të komunitetit. 5️⃣për një të ardhme me standarde të larta në arsim, shëndetësi e çdo sektor tjetër. 5️⃣ sepse gjysmë-masat nuk mjaftojnë, synojmë gjithmonë më të mirën. ​Ashtu si në shkollë, edhe në rrugëtimin tonë të përbashkët, vlerësimi maksimal shkon për punën e ndershme dhe vizionin e pastër. ​Në zgjedhjet që po vijnë, zgjidhni shkëlqimin. Rrethoni numrin e suksesit 5″ shkruan Tolaj në Facebook.