Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737

GD
Gazeta Demos9 gusht 2025 në 20:10
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737

Pas disa viteve të studimit, përkushtimit dhe fluturimeve testuese, një i ri nga Gjilani ka arritur të bëjë realitet ëndrrën e tij për të komanduar një nga avionët më të njohur në botë, Boeing 737.

Lirik Qerimi tashmë është i licencuar zyrtarisht si pilot komercial, duke hapur kapitullin e ri të karrierës së tij në qiellin ndërkombëtar, shkruan albinfo.ch.

Pas një periudhe intensive trajnimi dhe përkushtimi të palëkundur, ai diplomoi me sukses në Global Aviation School në Athinë, një nga akademitë më prestigjioze të aviacionit në rajon.

Lajmin e ka ndarë vetë Qerimi, duke shprehur mirënjohje për familjen, miqtë, instruktorët dhe stafin e akademisë që e kanë mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi.

Licencimi për Boeing 737 i hap atij dyert për fluturime komerciale ndërkombëtare, duke e pozicionuar si një shembull frymëzues për të rinjtë kosovarë që ëndërrojnë karrierën në aviacion, shkruan tutje albinfo.ch.

Kujtojmë se vetëm një vit më parë, Qerimi ishte një nga studentët e dalluar që përfaqësoi Kosovën në Olimpiadën “Genius” në Nju-Jork, ku fitoi vendin e dytë dhe u nderua me Medaljen e Argjendtë (Silver Medal). Ky sukses i dyfishtë dëshmon jo vetëm talentin dhe punën e tij të palodhur, por edhe mundësitë që kanë të rinjtë e vendit për të shënuar arritje ndërkombëtare.

Më shumë nga Lajme

  • 09:08Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
  • 08:50Gjenden mbetje mortore të tre personave në varrezën masive në Kalludër
  • 08:39PDK zhvillon sot aksion simbolik para Kuvendit
  • 08:29Kosovari i arrestuar nga Serbia nën dyshimet për krime lufte, s’është veteran i UÇK-së
  • 08:12Musliu i reagon kryeshefit të Trainkosit: Nëse nuk kërkon falje brenda 24 orësh, përballja do të vazhdojë në rrugë ligjore