Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se pjesëtarë të saj sot e kanë takuar ambasadorin e Francës, Olivier Guerot.
Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se pjesëtarë të OVL UÇK-së kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me Gjykatën Speciale dhe kushtet ndaj bashkëluftëtarëve.
