Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka kërkuar publikisht ndihmë institucionale për ta takuar kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Duke folur në Kosova Live, Pllashniku ka thënë se kërkesën ia ka drejtuar Donika Gërvallës, me qëllim që të ndihmohet në realizimin e këtij takimi.
Ai ka bërë të ditur se arsyeja e kërkesës lidhet me indinjatën e tij ndaj aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa ka përsëritur edhe kërkesën për t’u futur në burg.

