Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia dhe Ambasada amerikane nisin ushtrimin e përbashkët, kërkohet mirëkuptim nga qytetarët

GD
Gazeta Demos12 dhjetor 2025 në 17:26
Policia dhe Ambasada amerikane nisin ushtrimin e përbashkët, kërkohet mirëkuptim nga qytetarët

Policia e Kosovës ka njoftuar se ushtrimi i përbashkët i sigurisë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka nisur të premten nga ora 15:00 dhe do të zgjasë deri në ora 21:00.

Sipas Policisë, ushtrimi është në fazën fillestare dhe do të zhvillohet sipas skenarëve të paraparë më herët.

Në bazë të situatave të simuluara, në ushtrim do të përfshihen disa njësi policore – nga patrullat e rendit publik dhe njësitë e reagimit të shpejtë, e deri te njësitë elite speciale të profilizuara. Këto njësi do të përdorin pajisje dhe mjete logjistike të nevojshme për veprimet e planifikuara në terren.

Policia ka kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim të qytetarëve, sidomos të pjesëmarrësve në trafik, duke bërë thirrje që të shmangin lëvizjen në zonën përreth Ambasadës Amerikane në lagjen “Arbëria”, për shkak të ndërprerjeve të përkohshme të qarkullimit rrugor gjatë ushtrimit.

Më shumë nga Lajme

  • 17:48Maloku: Abdixhiku e dinte që nga fillimi se “grupi i rebeluar” do të ishte kundër çdo marrëveshjeje me VV-në
  • 17:32Aksident në Tomoc të Istogut, tre persona të lënduar
  • 17:25Përparim Rama tregon nëse synon kreun e LDK-së
  • 17:24Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë kërkon formim të shpejtë të institucioneve
  • 17:24Vazhdon paraburgimi ndaj të dyshuarit për vrasjen në Lagjen e Romëve