Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës të Inteligjencës kanë ndërmarrë një aksion të gjerë për luftimin e lëndëve narkotike në rajonin e Gjilanit.
Fadil Hoti nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se me këtë rast janë zbuluar disa sera të pajisura për kultivimin e drogës.