Në shtëpinë e Ana Murganiqit në lagjen “Iva Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, e cila u arrestua në Kroaci, me bashkëshortin e saj pilot, i cili ka shërbyer në Kosovë për misionin paqeruajtës, KFOR gjatë vitit 2022, të cilët dyshohen për spiunazh.
Pas arrestimit të Murganiq, Policia e Kosovës është vënë në lëvizje.
Në konfirmim për Tëvë1, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se është bastisur shtëpia e saj, ku janë gjetur edhe prova.
“Në momentin që ka dalur informacioni atje, për neve ka qenë mjaftë për interes, për arsyeje që është përmendur se në lokacionet e caktuara, në komuna të caktuara dhe vende në vitin 2022, ne i kemi marrë veprimet e nevojshme që ta verifikojmë se ku është adresa e saj, kemi gjetur lokacionin e shtëpisë kemi pranuar informacione se në atë shtëpi mund të ketë armë, kemi hyrë kemi bastisur këtë shtëpi, kemi gjetur një sprej, disa gëzhoja, fishekë. Dhe jemi larguar nga ai vend”, tha Elshani.
Elshani theksoi se janë në koordinim të ngushtë me autoritetet kroate për këtë rast.