Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e Kosovës pranon donacion nga KFOR-i

GD
Gazeta Demos25 shkurt 2026 në 19:50
Policia e Kosovës pranon donacion nga KFOR-i

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, ka pranuar një donacion me pajisje fitnesi nga Regional Command East (RC-E) – KFOR, përkatësisht nga njësia KFOR 35 256TH IBCT në Camp Bondsteel.

Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia e dorëzimit të pajisjeve është mbajtur në ambientet e Akademia e Kosovës për Siguri Publike, në prani të përfaqësuesve të Policisë së Kosovës dhe delegacionit të KFOR-it.

Në emër të Policisë së Kosovës, donacionin e pranoi Kolonel Taibe Canolli Brajshori, e cila shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin profesional ndërinstitucional.

Sipas Policisë së Kosovës, ky donacion synon përmirësimin e kushteve të trajnimit fizik për zyrtarët policorë dhe personelin në trajnim, duke e konsideruar përgatitjen fizike si element thelbësor për ngritjen e gatishmërisë operacionale, rritjen e performancës profesionale dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në funksion të sigurisë publike.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, në frymën e transparencës, profesionalizmit dhe përmbushjes së misionit të përbashkët për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët”, theksohet në fund të njoftimit

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:35Bajqinovci uron Kurtin për formimin e Qeverisë
  • 23:20Kurti: Mbi 1 miliard euro për ushtrinë në katër vitet e ardhshme
  • 22:53Musliu kritikon ashpër pozitën: Çka i kanë bërë Kuvendit, të vjen me vjellë
  • 22:35Prishtina mbulohet me kamera, ekspertët kërkojnë prova për rritjen e sigurisë
  • 22:22Çitaku: Kurti po sillet si monark – PDK nuk shantazhohet