Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 21:56
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, së bashku me stafin e lartë menaxhues, ka pritur të martën një delegacion të nivelit të lartë nga Sllovenia.

Sipas Policisë së Kosovës, delegacioni slloven udhëhiqej nga ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, dhe përfshinte gjithashtu Suzana Ivanović, Robert Črepinko dhe Robert Urek.

“Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave profesionale, forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve relevante, si dhe zhvillimin e kapaciteteve policore në përputhje me standardet evropiane”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë takimit është vlerësuar lart bashkëpunimi i deritanishëm me institucionet e Sllovenisë.

“U vlerësua lart bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Sllovenisë, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes dhe partneritetit në fusha me interes të përbashkët”, thuhet më tej në njoftim.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Këto zona mbesin pa rrymë të premten, KEDS publikon orarin
  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:55“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës