Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

GD
Gazeta Demos24 janar 2026 në 16:43
Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia e Kosovës ka gjetur armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan. Policia njoftoi se mëngjesin e së shtunës bastisi shtëpinë.

Në atë shtëpi janë sekuestruar 1 armë automatike AK-47, 1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe, 10 karikatorë të zbrazët, 6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, 84 copë fishekë për pushkë automatike, 14 copë fishekë për pushkë gjysmë automatike, 1 rrip për fishekë, 2 granata dore M50, si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Deri në këtë fazë të hetimeve, Policia ka thënë se nuk ka persona të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimi i plotë:

Më datë 24.01.2026, Policia e Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka pranuar informacione se në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë, komuna e Zubin Potokut, dyshohej se mund të gjendeshin armë, municion si dhe eksploziv.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë relevante policore kanë dalë në lokacionin e dyshuar, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar:

1 (një) pushkë e tipit M48

244 (dyqind e dyzet e katër) fishekë të kalibrave të ndryshëm

2 (dy) karikatorë të zbrazët si dhe

Një sasi eksplozivi

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia për Trajtimin e Eksplozivit(EOD) te cilet kanë tërhequr eksplozivin në mënyrë të sigurt, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar llojin e saktë të eksplozivit.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192.

Më shumë nga Lajme

  • 19:48Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne
  • 19:46Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë
  • 19:46Kusari-Lila dhe ambasadorët e Kosovës diskutojnë për promovimin e eksporteve dhe tërheqjen e investimeve
  • 19:44Gjini: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta
  • 19:26Cakolli-Deharit: Në Kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione