Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia kap shoferët që po zhvillonin gara shpejtësie në magjistralen Pejë-Prishtinë, ndëshkohen me 500 €

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 09:47
Policia kap shoferët që po zhvillonin gara shpejtësie në magjistralen Pejë-Prishtinë, ndëshkohen me 500 €

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar dy gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që po zhvillonin gara shpejtësie në magjistralen Pejë–Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur më 2 mars 2026, kur patrulla policore e angazhuar në kontrollin e trafikut rrugor ka identifikuar dy drejtues automjetesh që po lëviznin me shpejtësi të tejkaluar dhe në formë gare, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në komunikacion.

Pas ndalimit të tyre dhe ndërmarrjes së veprimeve ligjore, njërit drejtues i është shqiptuar fletë-gjobë me procedim për gjykatë, ndërsa drejtuesit tjetër i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse me sekuestrim të patentë shoferit për një vit.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Autoritetet kanë theksuar se shkeljet e tilla përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe do të trajtohen me tolerancë zero.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 11:20Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari qëllimisht shkelën Kushtetutën, jemi në krizë institucionale
  • 11:09Kërkesa për seancë konstituive, deputetët e PDK-së e AAK-së vijnë në Kuvend
  • 10:56Predikuesi islamik nga Bosnja pritet të dëbohet nga Kosova, BIK-u thotë se s’ishte në dijeni për ardhjen e tij
  • 10:52I dyshuari për spiunazh e pranon se i dha informacione BIA-s së Serbisë, prokuroria kërkon paraburgim
  • 10:51100 kadetë bëhen pjesë e SHKK-së, Dibrani: Siguria dhe dinjiteti njerëzor ecin bashkë