Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth natës së 14-të të protestës në zemër të Prishtinës, e cila po mbahet kundër aktgjykimit të Hagës.

Ajo ka thënë se nga sheshi është përcjellë një mesazh i qartë se UÇK-ja ishte dhe mbetet, sipas saj, “ndërmarrje e përbashkët çlirimtare”

“Katërmbëdhjetë net. I njëjti zë. I njëjti qëllim. E njëjta bindje. Për lirinë. Për historinë. Për ata që dhanë gjithçka që ne sot të jetojmë të lirë. Një zë. Një zemër. Një qëllim”, ka shkruar ajo.