Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri gjatë kontrollit të një veture në Skenderaj.
Sipas njoftimit të Policisë, patrulla policore gjatë realizimit të detyrave të saj ka ndaluar dhe kontrolluar një veturë, ku te një person i dyshuar është gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është intervistuar nga zyrtarët policorë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”