Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në Kaçanik, pasi gjatë kontrollit tek ai është gjetur një armë zjarri dhe një karikator me 12 fishekë.
Rasti ka ndodhur më 18 gusht 2026, rreth orës 22:10, kur zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik, gjatë patrullimit me automjet zyrtar, kanë vërejtur një person duke qëndruar në parkingun e Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik.
Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit, policia ka gjetur tek personi me inicialet B.G., 45-vjeçar, një pistoletë, së bashku me një karikator me 12 fishekë.


