Një burrë 50-vjeçar në Shtime dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia siç thotë ka gjetur më pas në shtëpinë e tij, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar një pistoletë dhe 23 fishekë të paautorizuar, transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja është denoncuar më 21 gusht rreth orës 15:30.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit janë iniciuar rastet penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhunë në familje, policia është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa viktima gjendet nën përkujdesjen e policisë”.
Njoftimi i plotë:
Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj ka pranuar më 21 gusht 2025, rreth orës 15:30, një informatë lidhur me një rast të dhunës në familje që dyshohet se ka ndodhur në vazhdimësi në komunën e Shtimes, thuhet në njoftimin e policisë.