Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia në Tiranë sekuestron lëndë piroteknike që dyshohet se iu shiteshin protestuesve

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 12:02
Policia në Tiranë sekuestron lëndë piroteknike që dyshohet se iu shiteshin protestuesve

Një tjetër ambient ku magazinoheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara është zbuluar nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Fireworks 3”. Për këtë rast është arrestuar në flagrancë një 51-vjeçar, i identifikuar me inicialet D. K.

Gjatë kontrollit në magazinën që administronte në rrugën “Çamëria”, pranë “Tregut Çam”, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 1853 fishekzjarre. Sipas Policisë, 51-vjeçari nuk dispononte licencën për shitjen e këtyre mallrave dhe as dokumentacionin për blerjen e tyre

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai u ka shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, të cilët dyshohet se kanë kryer veprime të dhunshme gjatë tubimit të datës 24 tetor 2026.

Operacioni “Fireworks” ka si objektiv identifikimin dhe ndalimin e personave që furnizojnë pjesëmarrësit në tubime me sende të kundërligjshme, të cilat mund të përdoren për akte dhune ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve publike e private.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi Policia e Tiranës sekuestroi 47 pako me fishekzjarre në një banesë në rrugën “Zela”, të dyshuara se mbaheshin për shitje me qëllime të kundërligjshme.

Materialet procedurale për rastin e 51-vjeçarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

policialëndëpiroteknike

Të ngjashme

Policia parandalon tentimin e një 17-vjeçareje për t’u hedhur nga nënkalimi në Ferizaj

Policia parandalon tentimin e një 17-vjeçareje për t’u hedhur nga nënkalimi në Ferizaj

12:46
Nëna kërkon ndihmë nga Policia, i zhduket vajza e mitur në Gjilan

Nëna kërkon ndihmë nga Policia, i zhduket vajza e mitur në Gjilan

09:57
Çka gjeti Policia në shtëpinë e të dyshuarit për rastin e rëndë në Pejë?

Çka gjeti Policia në shtëpinë e të dyshuarit për rastin e rëndë në Pejë?

09:57
Eksperti i sigurisë: Derisa policia ka prioritet trafikun dhe tiketat, do të kemi raste si në Pejë

Eksperti i sigurisë: Derisa policia ka prioritet trafikun dhe tiketat, do të kemi raste si në Pejë

09:11

Më shumë nga Lajme

  • 12:52Kurti takohet me “Koalicioni Shqiptar”: Bashkimi i tyre në Serbi solli rezultatin më të mirë që nga viti 2000
  • 12:48“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” - kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik
  • 12:45​35 kilogramë mbi supe, 52 kilometra përpara: Kadetët përballojnë sfidën “Triumfi Dardan”
  • 12:32Ky raportohet se është këngëtari që u plagos në Shkodër
  • 12:28Bëhet e ditur se ku po qëndron fëmija i Arlinda Zekajt pas vrasjes së saj