Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Policia realizon operacionin “Kulla”: Kapen 4.6 kilogram kokainë dhe armë, arrestohen 4 persona

GD
Gazeta Demos13 dhjetor 2025 në 14:41
Policia realizon operacionin “Kulla”: Kapen 4.6 kilogram kokainë dhe armë, arrestohen 4 persona

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, në koordinim me prokurorinë dhe bashkëpunim me zyrtarë nga AKI, pas një hetimi disa mujorë, dje më 12.12.2025, kanë zbatuar një plan taktik të emërtuar ‘Kulla’ me qëllim arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.

Gjatë realizimit të operacionit policor, hetuesve të DHTN-Ferizaj i kanë ofruar mbështetje njësit tjera policore nga DHTN Prishtinë, NjSI e njësi tjera mbështetëse. Policia ka arrestuar katër të dyshuar: A.L., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1993). Po ashtu dy të dyshuar nuk janë hasur nga policia dhe ndodhen në arrati.

Policia, si prova materiale gjatë realizimit të operacionit, ka gjetur dhe konfiskuar:

• substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë totale 4620.4 gr., e mbështjellë në katër paketime, me vlerë tregu rreth 140 mijë euro,

• një pistoletë me 14 fishekë,

• dy telefona celular,

• para (euro, lekë dhe dollar kanadez),

• dy vetura dhe një motor katër-rrotësh.

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 11:23Fatmir Limaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të policit Altin Kryeziu
  • 11:13Kastrati shpreh ngushëllime për vdekjen e policit Altin Kryeziu
  • 11:11Ibrahimi i kundërpërgjigjet Krasniqit: Kërkesat për llogaridhënie kërkojnë përgjigje institucionale, jo sulme personale
  • 11:01Rrahmani për Qeverinë Kurti: Bizneset, prodhuesit dhe bujqit heshtin, sepse kanë frikë nga hakmarrja e pushtetit
  • 10:29Vdes Altin Kryeziu, polici që u aksidentua ditë më parë në Malishevë