Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Policia sqaron vendimin e Supremes për patentë-shoferët: Çfarë ndryshon për vozitësit?

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 11:59
Policia sqaron vendimin e Supremes për patentë-shoferët: Çfarë ndryshon për vozitësit?

Policia e Kosovës ka dalë me sqarim pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili e ka shpallur të paligjshëm një dispozitë të Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Kundërvajtjes, që lidhet me mbajtjen e përkohshme të patentë-shoferëve.

Policia ka bërë të ditur se vendimi i Supremes përcakton se patentë-shoferët nuk mund të mbahen fizikisht nga Policia për më shumë se tetë ditë.

Për këtë arsye, Policia ka njoftuar se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për kthimin e patentave të marra përkohësisht, për të cilat ka kaluar afati ligjor i mbajtjes.

Megjithatë, Policia ka theksuar se ky vendim nuk e anulon masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit. Personat ndaj të cilëve është shqiptuar kjo masë vazhdojnë të mos kenë të drejtë të vozisin deri në përfundimin e saj, edhe nëse patentën e kanë në posedim.

Sipas Policisë, drejtimi i automjetit gjatë periudhës së ndalimit dënohet me 500 euro gjobë, gjashtë muaj ndalim të drejtimit, pesë pikë negative dhe konfiskim të përkohshëm të automjetit.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në trafik dhe verifikimin e masave mbrojtëse përmes evidencave zyrtare.

policiasupremespatentë-shoferët

Të ngjashme

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

11:59
Policia në Prishtinë realizon 165 urdhëresa të gjykatës brenda një jave, sekuestron edhe 9 armë

Policia në Prishtinë realizon 165 urdhëresa të gjykatës brenda një jave, sekuestron edhe 9 armë

17:07
Kërkohet nga policia për vjedhje të rëndë, qytetarët thirren për bashkëpunim

Kërkohet nga policia për vjedhje të rëndë, qytetarët thirren për bashkëpunim

12:17

Më shumë nga Lajme

  • 12:08Aktgjykimi i Hagës në gjuhën shqipe, zbulohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit para nisjes së seancës
  • 11:59Vaksinohet presidentja Shiroka- Pula, bashkë me të edhe kryeparlamentarja
  • 11:27Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj
  • 11:26Qeveria ndan edhe 1 milion euro për Efiçiencën e Energjisë
  • 11:26Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë