Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Politico: Zgjedhje pas krizës 1 vjeçare, partia e Kurtit e futi Kosovën në izolim më të thellë duke tensionuar raportet me SHBA e BE

GD
Gazeta Demos27 dhjetor 2025 në 13:33
Politico: Zgjedhje pas krizës 1 vjeçare, partia e Kurtit e futi Kosovën në izolim më të thellë duke tensionuar raportet me SHBA e BE

Gazeta prestigjioze amerikane “Politico” në prag të 28 dhjetorit ia ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen për Parlamentin e Kosovës e nga të cilat pritet të dalë qeveria e re.

“Politico” shkruan se si Lëvizja Vetëvendosje që drejtohet nga Albin Kurti e ka futur Kosovën në izolim edhe më të thellë duke i tensionuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian për shkak të veprimeve në Veri të vendit.

“Partia e Kurtit e ka shtyrë Kosovën në një izolim më të thellë, pasi qasja e saj populiste e krahut të majtë dhe përpjekjet për të pohuar sovranitetin e Kosovës në veriun me shumicë serbe kanë tensionuar marrëdhëniet si me SHBA-në ashtu edhe me BE-në, duke çuar në masa ndëshkuese”, shkruan Politico.

Sipas gazetës amerikane, e ardhmja evropiane e Kosovës mund vihet në dyshim nga paraliza institucionale dhe fakti që po shkohet në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Pas gati një viti paralizë politike, Kosova kthehet në zgjedhje të dielën në një votim që mund të përcaktojë nëse vendi bën përparim në rrugën e saj të bllokuar drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Politico .

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 16:13Haxhiu në takim përfaqësuesin e ri të BE-së: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit evropian
  • 15:54Deklarohet Kryeprokurori i Shtetit: Drejtësia për krimet në Prekaz mbetet misioni ynë
  • 15:53Tërnava i drejtohet Prokurorisë Speciale, kërkon zbardhjen e dokumentit “Top Secret 2″
  • 15:52Gjini thërret konferencë të jashtëzakonshme për media
  • 15:31Aktakuza për Prekazin: Milorad Ulemek “Legija” dyshohet se udhëhoqi sulmin ndaj familjes Jashari