Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Popull erdhi koha”, fletushka me mesazhe nacionaliste shfaqen në Mitrovicën e Veriut

GD
Gazeta Demos25 gusht 2025 në 12:39
“Popull erdhi koha”, fletushka me mesazhe nacionaliste shfaqen në Mitrovicën e Veriut

Para disa banesave në Mitrovicën e Veriut mëngjesin e sotëm janë shpërndarë fletushka me përmbajtje nacionaliste, të shkruara në gjuhën serbe.

Në njërën prej tyre thuhet: “Flamuri ynë i Serbisë nuk është vetëm një copë pëlhure – është simbol i lirisë, unitetit dhe krenarisë”.

Mesazhi vijon me thirrje drejtuar qytetarëve serbë që të vendosin flamuj nëpër shtëpi, ballkone e dritare, si shenjë e përkatësisë kombëtare: “POPULL, ERDHI KOHA! Serbia nuk është lodër e askujt. Mjaft me heshtjen e kokat ulur. Kur populli ynë dëbohet, kur na shkelen të drejtat e dinjiteti, është detyrë e secilit prej nesh të tregojë besimin e tij. Le ta dinë se jemi këtu, se nuk do të zhdukemi. Serbia në zemër, flamuri në erë!”

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net shpërndarjen e këtyre materialeve, por ka sqaruar se nuk janë gjetur elemente për të hapur rast lidhur me këtë çështje.

Më shumë nga Lajme

  • 08:52Haxhiu i uron mbarësi Shiroka-Pulës në detyrën e re si presidente e Kosovës
  • 08:49Rama uron presidenten Shiroka-Pula: Zgjedhja e saj erdhi në një fazë sfiduese për Kosovën dhe Rajonin
  • 08:38Veteranët falënderojnë popullin e Kosovës: Së bashku arritëm ta mbrojmë UÇK-në
  • 08:03Reuters: Kosova zgjodhi presidenten e re, shmangu zgjedhjet e parakohshme
  • 08:03Rama uron Shiroka Pulën: Kosova ka nevojë për unitet dhe institucione që japin rezultate