Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prapaskenat nga Haga, gazetari e zbulon pse Endrit Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë

GD
Gazeta Demos20 shkurt 2026 në 17:01
Prapaskenat nga Haga, gazetari e zbulon pse Endrit Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë

Gazetari Çlirimtar Morina nga T7, i cili ka ndjekur nga afër seancat e kësaj jave në Gjykatën Speciale në Hagë, ka ndarë detaje në emisionin “Kosova Live” për prapaskenat e procesit gjyqësor, duke zbuluar arsyet pse djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, nuk ka qenë i pranishëm në asnjë seancë.

Sipas tij, kjo ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë e vetë Thaçit, për shkak të mënyrës se si është zhvilluar procesi dhe gjuhës së përdorur nga prokuroria.

“Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi s’ka marrë asnjëherë pjesë në gjykatore, pikërisht për shkak të gjuhës së përdorur absurde, akuzave të trilluara, të pretenduara e të argumentuara mjaft dobët, qysh i kanë quajtur edhe mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së nga Prokuroria e Specializuar e Hagës. Pikërisht prej asaj gjuhe, presidenti Thaçi ka kërku prej familjarëve të tij që të mos marrin pjesë, pra bashkëshortja dhe Endriti, në asnjë seancë.”, ka deklaruar Morina.

Gazetari tutje ka treguar edhe për reagimet e Thaçit gjatë seancave, duke theksuar se ai shpesh shmangte dëgjimin e prokurorëve dh argumentet e tyre.

“Shpeshherë, kur flisnin prokurorët në kundërargumente apo në përgjigje, Thaçi e ndalte pajisjen dhe nuk i dëgjonte fare se çka thonin. Pra, në atë pjesën e pajisjeve teknike, edhe pse i kishte kufjet në vesh, e ndalte për të mos dëgjuar fjalën e tyre.”, ka shtuar ai.

Për detaje tjera mbi zhvillimet brenda sallës së gjyqit dhe vendimet personale të ish-presidentit gjatë procesit në Hagë, ndiqni videon më poshtë:

Më shumë nga Lajme

  • 10:49Përplasje e tmerrshme në Gjermani, vetura copëtohet në disa pjesë – vdes 29-vjeçari
  • 10:47Vlora Çitaku kujton Bajram Rexhepin: Ishte më shumë se koleg, ishte mik i vërtetë
  • 10:45Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren e Ferizaj
  • 10:42Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje
  • 10:40“Liria ka emër” mban sot konferencë për media