Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi u përfshi në një aksident rrugor gjatë kthimit nga Kroacia, ku kishte kaluar pushimet vjetore.
Sipas Zyrës së Presidentes, aksidenti ndodhi në tunelin Kastelec, pas ngjarjes, Pirc Musar u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Izolës, ku qëndroi nën mbikëqyrje mjekësore.
Ajo është liruar nga spitali dhe do ta vazhdojë rikuperimin në shtëpi, raporton N1.
Presidentja po kthehej nga Kroacia drejt Komendës, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në një aktivitet zyrtar në cilësinë e patrons së nderit.
Policia e Koperit njoftoi se aksidenti ndodhi dje rreth orës 16:57 në autostradën drejt Lubjanës. Në përplasje u përfshinë dy automjete zyrtare policore, të cilat ishin pjesë e eskortës së presidentes.
