Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 16:47
Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Nesër në Bruksel, do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në këtë Samit, nga Kosova do të marrë pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka konfirmuar, këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

“Me ftesë të institucioneve të BE-së, Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor”, ka thënë Kupina.

Samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa në takim do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Sipas BE-së, Samiti do të shërbejë si një mundësi për të demonstruar dhe rikonfirmuar forcën e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përfitimet që ato u sjellin qytetarëve.

Në përfundim të samitit do të miratohet Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin