Presidenca e Kosovës ka pranuar gabimin lidhur me deklarimin e presidentes, Vjosa Osmani, për numrin e bandave të çmontuara në Kosovë në intervistë me mediumin prestigjioz ‘Politico’.
Nga Presidenca kanë nënkuptuar se presidentja është shprehur gabimisht kur ka thënë se në Kosovë janë çmontuar mbi 900 banda kriminale, duke thënë se fjalën e ka pasur për rastet e jo numrin e bandave.
“Ne fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në reagimin e tyre.
