Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Presidentja Shiroka Pula priti në takim guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 14:49
Presidentja Shiroka Pula priti në takim guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga zëvendësguvernatorja Nesrin Shileku Shala, të cilët e uruan  për marrjen e detyrës dhe i dëshiruan sukses në ushtrimin e mandatit.

Presidentja Shiroka Pula u njoftua nga guvernatori Ismaili për zhvillimet në sektorin financiar, qëndrueshmërinë e sektorit bankar dhe prioritetet reformuese të BQK-së. Vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të përfshirjes së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), rëndësisë së mbështetjes institucionale dhe angazhimit diplomatik me partnerët evropianë, si dhe mundësive për përfshirjen në sistemin ndërkombëtar të Kartonit të Gjelbër.

Në takim u diskutuan edhe modernizimi i sistemeve të pagesave, përfshirë sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K, përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian dhe zgjerimi i qasjes në financa, me fokus te mundësitë e financimit për gratë ndërmarrëse.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi angazhimin dhe agjendën reformuese të BQK-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në respektim të mandateve dhe pavarësisë kushtetuese të Bankës Qendrore.

presidentjashirokapula

Të ngjashme

Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve

Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve

20:57
Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën

Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën

19:06
Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës

Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës

11:33

Më shumë nga Lajme

  • 14:51Tentuan t’i fusnin telefona në Burgun e Dubravës, zyrtarët zbulojnë dy iPhone në një pako
  • 14:47Çitaku për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk pres që BE-ja ta duartrokasë
  • 14:47Gjen portofolin me 656 euro në Gjakovë, qytetari e dorëzon në Polici
  • 14:39Shtyhet seanca e Kuvendit, Haxhiu kritikon deputetët: S’mund të pres deri në pafundësi
  • 14:15Haliti: Po të ishte Rugova gjallë, s’do t’i humbte zgjedhjet asnjëherë – por ku ka mbetur sot LDK-ja…