Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2026 në 20:57
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve shëndetësore nuk matet vetëm me pajisjet moderne dhe infrastrukturën, por mbi të gjitha me profesionalizmin e personelit shëndetësor dhe rezultatet e shërbimeve.

Këto deklarata, ajo i bëri në ceremoninë e hapjes së Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore, të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Shiroka Pula tha se qytetarët presin të marrin shërbimin e duhur mjekësor në kohën e duhur, të dëgjohen dhe të trajtohen me dinjitet e siguri.

“Kur një qytetar kërkon ndihmë mjekësore, ai pret të marrë shërbimin e duhur, në kohën e duhur dhe me kujdesin e duhur. Pret të dëgjohet, të trajtohet me dinjitet dhe të ndihet i sigurt. Këto janë disa nga pritjet themelore që përcaktojnë cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Cilësia në shëndetësi matet edhe me pajisje moderne apo infrastrukturë, por mbi të gjitha matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve shëndetësore. Prandaj, moto e konferencës ‘Investojmë në cilësi, ndërtojmë besim’ përcjell një mesazh të rëndësishëm: besimi i qytetarëve në sistemin shëndetësor ndërtohet nëpërmjet shërbimeve të sigurta, të qasshme dhe cilësore. Investimi në cilësi kërkon përkushtim të vazhdueshëm, standarde të larta, përpjekje institucionale dhe bashkëpunim”, tha presidentja.

Ajo theksoi se secili pacient duhet të ketë qasje në shërbime shëndetësore cilësore, të sigurta dhe dinjitoze, ndërsa vlerësoi kontributin e Zvicrës në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë.

“Secili pacient duhet të ketë qasje në shërbime shëndetësore cilësore, të sigurta dhe dinjitoze. Në këtë drejtim, vlerësoj kontributin e rëndësishëm të Zvicrës, e cila nëpërmjet mbështetjes së saj vazhdon zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë. Faleminderit që vazhdoni të jeni krah nesh. Projektet për kujdesin shëndetësor cilësor dhe të qasshëm, si dhe shërbimet e integruara shëndetësore, dëshmojnë rëndësinë e këtij bashkëpunimi. Ato kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në nivelet parësor, dytësor dhe terciar. Jam e bindur se ky eveniment do të shërbejë si hapësirë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave të mira”, tha Shiroka Pula.

shërbimevematetshiroka

Të ngjashme

Vitia: Cilësia e shërbimeve shëndetësore kërkon përkushtim dhe bashkëpunim

Vitia: Cilësia e shërbimeve shëndetësore kërkon përkushtim dhe bashkëpunim

20:45
Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën

Senatorja Shaheen i dërgon letër Presidentes Shiroka Pula: Jeni forcë stabilizuese për Kosovën

19:06
Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës

Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës

11:33
Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit

Shiroka Pula pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit

15:08

Më shumë nga Lajme

  • 21:53Sylaj: Kërcënimet me sulme kibernetike që i marrim si shtet mund t`i ndajmë me BE-në
  • 21:53Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
  • 21:52Ymeri i reagon deputetit të VV-së: Thuaje emrin dhe mbiemrin dhe të pret padia
  • 21:35Kërçeli me akuza: Familjarë të disa prej deputetëve të LDK-së merren me tregtimin e rrymës
  • 21:31Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar