Kryeqyteti ka reaguar lidhur me materialet e publikuara që përmbajnë pretendime ndaj shefit të kabinetit, Florent Maliqi, duke bërë të ditur se pret trajtimin e rastit nga Prokuroria dhe organet kompetente të drejtësisë.
Në reagimin e publikuar nga Komuna e Prishtinës thuhet se institucioni do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë gjatë gjithë procesit.
“Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë”, thuhet në reagim.
