Çeku shprehi interesim që të punojë me të gjithë asambilstët e partive “që të ndërtojmë konsenmsus dhe vendimmarrje”, tha ai, në rast se do t’i fitonte zgjedhjet.

“Vizioni im i ka tri shtylla, e para është qytet funksional. Qyteti ynë nuk është duke funksionu. Shtylla jonë e dytë është kryeqytet që zhvillohet, ekonomitë tona familjare. Ndonëse jetohet në një zonë me potencial shumë të lartë nuk janë në nivelin e mirëqenies së duhur ekonomike. Shtylla jonë e tretë është Prishtina e barazive, në Prishtinë sot ka shumë pabarazi. Duhet të punojmë në politika sociale që t’i zbusim pabarazitë që ekzistojnë në Prishtinë”, tha Çeku.