Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prishtina votoi Ndërmarrjen Komunale “Pastrimi”, Rama: Një kapitull i ri fillon sot

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 14:21
Prishtina votoi Ndërmarrjen Komunale “Pastrimi”, Rama: Një kapitull i ri fillon sot

Kuvendi i Prishtinës ka votuar themelimin e Ndërmarrjes Komunale “Pastrimi”, një ndërmarrje e re që do të menaxhojë shërbimet e pastrimit dhe menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë.

Kryetari i komunës, Përparim Rama, e ka cilësuar këtë vendim si një prej vendimeve më të rëndësishme për qytetarët e kryeqytetit.

Sipas Ramës, Prishtina po kalon nga një kompani rajonale, e cila menaxhonte shërbimin për gjashtë komuna, në një ndërmarrje të vetën komunale.

“Prishtina po kalon në ndërmarrje të vetën, të Kryeqytetit, për Kryeqytetin dhe në shërbim të qytetarëve të tij”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se themelimi i ndërmarrjes përbën fillimin e një sistemi të ri, ku Prishtina do të ketë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për planifikimin, investimet dhe rritjen e kapaciteteve në fushën e pastërtisë.

“Themelimi i kësaj ndërmarrjeje është fillimi i një sistemi të ri. Një sistem ku Prishtina planifikon vetë, investon vetë, rrit kapacitetet dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për pastërtinë e qytetit”, ka deklaruar ai.

Rama ka thënë se votimi i sotëm paraqet, sipas tij, një zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet, ndërsa ka falënderuar asambleistët që e mbështetën vendimin.

“Sot u votua për një zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet dhe falënderoj të gjithë asambleistët që votuan për!”, ka shkruar Rama.

prishtinaramakomunale

Të ngjashme

Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për “George Washington-in e Kosovës”

Rama nga SHBA: Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin, nuk u bë më e mira për “George Washington-in e Kosovës”

16:20
Rama nga New York: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur

Rama nga New York: Paqja nuk i paraprin zhvillimit ekonomik, është kusht për ta bërë atë të mundur

10:56
"Kriminel", Edi Rama goditet me vezë në SHBA

"Kriminel", Edi Rama goditet me vezë në SHBA

08:38
Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin

Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin

22:57

Më shumë nga Lajme

  • 17:18Kuvendi i Drenasit miraton deklaratë kundër aktgjykimit të Hagës
  • 16:40Fillon mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
  • 16:35Të hënën mblidhet Kuvendi, diskutohet vendimi i Hagës
  • 16:15Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën e Veriut
  • 15:35Organizatat e shoqërisë civile letër Amnesty International për Deklaratën e 16 shtatorit: Sqarojeni mirë kontekstin e viktimave