Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pritje deri në 90 minuta në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë

GD
Gazeta Demos23 korrik 2026 në 19:10
Pritje deri në 90 minuta në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa prej tyre vazhdojnë të regjistrohen pritje të gjata për automjetet.

Pika kufitare e Muçibabës mbetet më e ngarkuara, me pritje deri në 90 minuta në hyrje dhe 60 minuta në dalje. Kolona në hyrje arrin në 1.500 metra, ndërsa në dalje rreth 1.000 metra.

Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku qytetarët presin deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë dhe rreth 25 minuta në dalje. Kolona në hyrje është rreth 200 metra.

Në Jarinjë, pritjet në hyrje variojnë nga 45 deri në 60 minuta, ndërsa në dalje nga 5 deri në 10 minuta.

Ndërkaq, në Han të Elezit pritjet janë rreth 15 minuta në të dy drejtimet, me kolona prej rreth 100 metrash.

Në pikat e tjera kufitare, si Bërnjak, Kullë, Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, qarkullimi zhvillohet pa pritje të gjata, me kohë pritjeje nga 2 deri në 10 minuta. Kamionët, sipas të dhënave të publikuara, nuk po përballen me pritje të konsiderueshme në asnjërën prej pikave kufitare.

Më shumë nga Lajme

  • 17:07Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdekur, së fundmi dha rezultate konkrete për të pagjeturit
  • 16:57Policia “zbarkon” në veri, kontrolle për armëmbajtje të paligjshme
  • 16:48Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
  • 16:24IQMT paralajmëron gjoba deri në 9 mijë euro për bizneset: Tërhiqni menjëherë produktet e qumështit me përmbajtje të padeklaruar
  • 16:03Ganimete Musliu denoncon në IPK policin që e cenoi fizikisht brenda Kuvendit të Kosovës