Policia ka arrestuar në Prizren një 41-vjeçar, i cili ishte në arrati dhe në kërkim për vuajtjen e dënimit prej katër vitesh burgim efektiv.
I dyshuari N.K. nga Velezha është dënuar me dy vendime të plotfuqishme për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas arrestimit nga Policia në Prizren, ai është dërguar në burg për të vuajtur dënimin.

