Tre persona janë arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se kanë sulmuar zyrtarët policorë gjatë një incidenti të ndodhur pak pas mesnatës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si pasojë e incidentit, zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i tretë është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt.




