Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, ka thënë se deri në këto momente gjithë procesi zgjedhor në atë pjesë të Kosovës është duke shkuar në rregull dhe se s’ka probleme.
Ai ka thënë se janë në kontakt me prokurorët e caktuar për rastet e mundshme në Veri dhe ka theksuar se i gjithë angazhimi i institucioneve të rendit dhe sigurisë është në nivel.
