Profesori amerikan Alon Ben-Meir ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar dështimin e institucioneve për t’i mbrojtur gratë nga dhuna në familje.
Në një postim në Facebook, Ben-Meir ka rikujtuar luftën dhe vuajtjet që përjetoi populli i Kosovës në përpjekjen për liri, duke thënë se është e turpshme që gratë vazhdojnë të vriten në shtëpitë e tyre, ndërsa institucionet përgjegjëse dështojnë t’i mbrojnë.
Ai ka shkruar se vetëm gjatë këtij viti, sipas raportimeve, tetë gra janë vrarë si pasojë e dhunës në familje.
Duke iu referuar rastit të Arlinda Zekajt, profesori amerikan ka theksuar se ajo kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga autoritetet dhe kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.




