Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Profesori amerikan: Teoria e Hagës synon t’i lidhë të akuzuarit me krime që nuk pretendohet se i kanë kryer, prandaj kritikohet

GD
Gazeta Demos12 shtator 2026 në 11:40
Profesori amerikan: Teoria e Hagës synon t’i lidhë të akuzuarit me krime që nuk pretendohet se i kanë kryer, prandaj kritikohet

Teoria që Prokuroria Speciale përdor për t’i lidhur Hashim Thaçin dhe tre të bashkakuzuarit me krimet e pretenduara mund të shkojë shumë përtej katër personave në bankën e të akuzuarve.

Kështu vlerëson Timothy Waters, profesor i së Drejtës në Universitetin e Indianës dhe ekspert i drejtësisë penale ndërkombëtare, i cili ka punuar edhe në rastin e Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin për ish-Jugosllavinë.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Waters thotë se “ndërmarrja e përbashkët kriminale” është një teori që mundëson lidhjen e të akuzuarve me krime që nuk pretendohet se i kanë kryer vetë.
“Pikërisht për këtë arsye kjo teori edhe kritikohet”, thotë ai, duke shtuar se pjesa më e vështirë është të dëshmohet lidhja mes krimeve dhe personave në gjykim.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të shpallin aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Waters thotë se teknikisht gjykohen katër individë, por se implikimet e teorisë mbi të cilën mbështetet rasti, mund të shtrihen shumë më gjerë.

profesoriamerikanteoria

Të ngjashme

Rritet ari për shkak të dollarit amerikan të dobësuar

Rritet ari për shkak të dollarit amerikan të dobësuar

22:41

Më shumë nga Lajme

  • 12:20Bedri Hamza e Ardian Gjini folës, Shkurte Fejza e Arif Vladi performojnë, skenari për marshin e sotëm
  • 11:58BE thirrje të gjitha shteteve dhe palëve: Të respektohet verdikti i Speciales, vendimi mund të apelohet
  • 11:54Avdullah Hoti e vendos në profil fotografinë e logos së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
  • 11:11Dyshohet se kërcënoi Kuvendin e Kosovës, arrestohet një person
  • 10:18Policia merr masa sigurie për marshin në shesh, bllokohen për qarkullim disa rrugë kryesore