Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, nën hetim për krim të organizuar, kontrabandë dhe shpëlarje parash

GD
Gazeta Demos14 korrik 2026 në 17:42
Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, nën hetim për krim të organizuar, kontrabandë dhe shpëlarje parash

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se, me urdhër të saj, janë ndaluar për 48 orë edhe dy persona të dyshuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në rastin “Pastrimi”.

Sipas njoftimit, të dyshuarit me inicialet K.V. dhe F.V. dyshohen për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, dokumente të rrejshme lidhur me tatimin, shmangie nga tatimi, shpëlarje të parave, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

PSRK njofton se ndalimi i tyre është bërë në kuadër të veprimeve procedurale hetimore që po zhvillohen për këtë rast.

Ndërkaq, lidhur me të njëjtin operacion, më 1 korrik ishin arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, ndërsa hetimet për rastin “Pastrimi” janë ende në vazhdim

prokuroria]

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK