Prokurorja Javorka Perlinçeviq, në fjalën përfundimtare për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj-Murselit, ka deklaruar se Naim Murseli kreu një vrasje makabre në prani të fëmijëve të mitur të çiftit, të cilët në momentin e ngjarjes ishin 4 dhe 6 vjeç.
Ajo theksoi se mizoria e krimit rëndohet nga fakti se fëmijët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, duke përmendur edhe deklaratat e tyre të dhëna përmes psikologut.
Sipas prokurores, fëmijët kanë refuzuar kontaktet me babanë dhe kanë dhënë rrëfime që lidhen me momentin e vrasjes.
