Organizatori i protestës që do të mbahet më 14 shtator në Hagë, Fatmir Koci, thotë se interesimi i shqiptarëve për të marrë pjesë në këtë organizim, është tejet i madh. Ai shtoi se interesimi është më i madh nga mërgimtarët në Evropë, por edhe nga Amerika dhe Australia.
Të dielën në Klan Kosova, Koci tha se leja për të mbajtur këtë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale, e ka marr nga institucionet holandeze.
Ai ka bërë të ditur ndër të tjera se protesta do të jetë e njëjta si e 7 gushtit në Prishtinë, veçse gjitha pankartat do të jenë në gjuhën angleze, për të përcjellë sa më qartë mesazhin ndaj përfaqësuesve të shteteve perëndimore.
Ndër të tjera ai shton se kjo protestë po bëhet për t’i treguar botës demokratike se lufta çlirimtare ka qenë e drejtë.