Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se sot me mendje dhe zemër do të jetë në protestën e organizuar nga OVL UÇK në Strasburg.
Ahmeti tha se aty filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar.
Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të SHBA dhe BE dhe vendin e kanë në Kosovë”, ka shkruar Ahmeti.
