Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Protesta në Tiranë, thirrje për mobilizim më 28 Nëntor

GD
Gazeta Demos22 nëntor 2026 në 09:23
Protesta në Tiranë, thirrje për mobilizim më 28 Nëntor

Studentë dhe qytetarë dolën sërish sot në protestë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar largimin e klasës së vjetër politike, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e kushteve dinjitoze për të ardhmen e të rinjve në Shqipëri.

Protesta, e nisur rreth orës 14:00, u shoqërua me tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë. Pranë Ministrisë së Arsimit u dislokuan forca të shumta policie dhe autobotë me ujë, ndërsa autoritetet nuk lejuan bllokimin e qarkullimit në rrugën e Durrësit.

Situata u tensionua edhe në rrugën “Myslym Shyri”, ku një grup protestuesish u vunë flakën koshave të mbeturinave dhe u përballën me kordonin e policisë.

Protestuesit ritheksuan se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, duke e cilësuar dorëheqjen e kryeministrit si të panegociueshme. Ata kanë refuzuar më herët thirrjet e Ramës për dialog, ndërsa kryeministri ka deklaruar se është i gatshëm të bisedojë me studentët, por jo me ata që përdorin dhunën.

Pas qëndrimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit drejt Kryeministrisë. Atje u dëgjuan thirrje për mobilizim masiv më 28 Nëntor, datë kur është paralajmëruar një protestë kombëtare.

Marshimi vijoi drejt sheshit “Skënderbej”, ku protestuesit kënduan himnin kombëtar dhe më pas shpallën përfundimin e tubimit.

Megjithatë, mesazhi i protestuesve mbetet i qartë: protesta do të vijojë dhe 28 Nëntori shihet si dita e mobilizimit të madh qytetar

protestathirrjemobilizim

Të ngjashme

Protesta në Tiranë: Policia vendos kordon në rrugë, studentët rreshtohen pranë Kryeministrisë

Protesta në Tiranë: Policia vendos kordon në rrugë, studentët rreshtohen pranë Kryeministrisë

19:44
Rama takon studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët

Rama takon studentët: Dialog inkurajues me ata që besojnë te protesta, jo te gurët

08:54

Më shumë nga Lajme

  • 10:01Tërshani: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje të rënda institucionale në rastin e Arlinda Zekajt
  • 09:59Kosova ndan mbi 82 milionë euro për skemat sociale në tetor, ja kush përfitoi më së shumti
  • 09:54Prangoset në Francë shoferi shqiptar, iu gjet substanca që e kishte fshehur në kamion
  • 09:40E rëndë: Sot varroset Zymer Blakaj, që u gjet pa shenja jete në vendin e punës në Istog
  • 09:36“Përgjegjësia bie mbi institucionet”, Canaj: Kosova dështoi në procesin e anëtarësimit në KiE