Sot, më 22 nëntor, do t’i jepet lamtumira e fundit Zymer S. Blakajt, i cili u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve në Istog.
Sipas njoftimit të faqes “Fshati Vrellë”, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, në varrezat e reja të këtij fshati.




