Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protesta studentore shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duan dorëheqjen e Ramës

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 17:13
Protesta studentore shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, duan dorëheqjen e Ramës

Protesta e studentëve të Shqipërisë që nisi të martën në Tiranë, në ditën e tretë të saj, është shtrirë edhe në qytete të tjera.

Studentë dhe gjimnazistë kanë dalur për të protestuar të enjten edhe në Durrës, Korçë, Shkodër, Elbasan e qytete të tjera.

Mediat në Shqipëri raportojnë për një sërë incidentesh, me theks të veçantë për forcën joproporcionale që Policia shqiptare po e përdor ndaj protestuesve.

Lapsi.al raporton se në protestën e së enjtes, në rrugë janë shfaqur grupe policësh civilë të maskuar, duke mbajtur në duar shkopinj dhe nuk kanë shenja të dukshme identifikimi.

Këto grupe nuk ishin shfaqur në ditën e parë dhe të dytën të protestës.

Pamjet të cilat qarkullojnë në rrjete sociale, tregojnë se si policia i kap të rinjtë, i godet ata me shkopinj gome dhe në disa raste i tërheq zvarrë.

Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama, të cilën, në një përgjigje për Reuters, ai tha se nuk do jap.

“Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndërrohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne patëm zgjedhje vitin e kaluar, jo revolucion”, tha Rama në përgjigjet me shkrim për pyetjet e Reuters.

Protestuesit kanë sulmuar disa institucione, si Ministrinë e Drejtësisë e atë të Ekonomisë, por edhe disa prona private në Tiranë.

Policia përdori gaz lotsjellës, sprej për sy e topa uji për të shpërndarë protestuesit.

Si pasojë e protestave, seanca e Kuvendit shqiptar e paraparë për të enjten u anulua.

Studentët janë duke protestuar kundër rritjes së kostove të arsimit dhe kundër korrupsionit qeveritar. Por, kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e Ramës.

Rama ka theksuar se do të ishte i gatshëm të diskutonte për rritjen e kostove të arsimit, por pohoi se “sulmet ndaj institucioneve, shkatërrimi i pronës publike dhe rrezikimi i sigurisë publike nuk kanë të bëjnë fare me kërkesat legjitime të studentëve”.

Protestat e dhunshme të studentëve vijnë pas disa muajsh demonstratash paqësore, të cilët kundërshtonin ndërtimin e një resorti luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë nga Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Protestat në Shqipëri janë pjesë e një vale të aktivizmit studentor në Evropë.

Në Francë, nxënësit e shkollave të mesme kanë organizuar protesta që kanë zgjatur me javë të tëra dhe kanë bllokuar shkollat, duke kërkuar më shumë mësimdhënës dhe kushte më të mira.

Ata argumentojnë se përkeqësimi i gjendjes së ndërtesave shkollore dhe mbingarkesa e klasave po dëmtojnë arsimin.

qytetetjeraprotesta

Të ngjashme

rotesta tensionohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Protesta tensionohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

13:29
Protesta në Durrës, 5 policë të lënduar dhe mbi 10 persona të shoqëruar

Protesta në Durrës, 5 policë të lënduar dhe mbi 10 persona të shoqëruar

16:03
Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste

Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste

13:58
Studentët nuk tërhiqen, përshkallëzohet protesta,“Digje, digje…”, të rinjtë hyjnë në Kryesinë e Kuvendit, ndezin zjarr

Studentët nuk tërhiqen, përshkallëzohet protesta,“Digje, digje…”, të rinjtë hyjnë në Kryesinë e Kuvendit, ndezin zjarr

19:09

Më shumë nga Lajme

  • 18:54Time Kadrijaj: Ndoshta edhe unë kam parë njerëz të armatosur natën e protestës së 5 tetorit
  • 18:33Situatë e rëndë para Kryeministrisë, një tjetër kioskë përfshihet nga flakët
  • 18:28Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen! Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut
  • 18:20MAPL vazhdon konsultimet për hartimin e Strategjisë së Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031
  • 18:12Rama i përgjigjet Gashanit: Ministër përktheje letrën