Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog

GD
Gazeta Demos18 tetor 2026 në 20:06
Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar sot aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri, duke thënë se sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike e private nuk lidhen me të drejtën për të protestuar.

Peleshi tha në një postim në Facebook se të rinjtë kanë të drejtë të kërkojnë më shumë të drejta dhe të ëndërrojnë një të ardhme të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në BE, por dhuna nuk është rruga për të adresuar kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

“Sulmet ndaj institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës nuk kanë të bëjnë as me studentët, as me të drejtën e tyre për të protestuar”, shkruan Peleshi teksa ka publikuar deklaratën e Komisionit Evropian lidhur me protestat që po zhvillohen prej gjashtë ditësh në Tiranë.

Peleshi bëri thirrje për dialog dhe dëgjim të ndërsjellë mes palëve.

“Le të ulemi me njëri-tjetrin. Pa paragjykim, pa mllef. Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun”, shprehet kryetari i Kuvendit, duke nënvizuar se edhe kur palët nuk bien dakord, komunikimi duhet të vijojë.

Peleshi e mbyll mesazhin me një apel për bashkim dhe bashkëpunim në interes të vendit.

“T’i japim dorën njëri-tjetrit sot! Jemi për një qëllim. Për Shqipërinë”.

Komisioni Evropian ka reaguar sot ndaj protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa ka theksuar se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore, që duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. /KosovaPress

peleshishqipëriprotestat

Të ngjashme

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

21:06
Haxhiu për protestat në Shqipëri: Kur thashë se arroganca i nxit protestat, s’gjykova shkaqet e saj

Haxhiu për protestat në Shqipëri: Kur thashë se arroganca i nxit protestat, s’gjykova shkaqet e saj

16:20
Protestat në Shqipëri, reagon Era Istrefi

Protestat në Shqipëri, reagon Era Istrefi

16:25
Protestat në Shqipëri, reagon senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë

Protestat në Shqipëri, reagon senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë

21:52

Më shumë nga Lajme

  • 21:52Hoxha nga Maqedonia përfshihet në protestat kundër Ramës: Bajrami, nga ligjëratat fetare te mallkimet për “tradhtarët” e Shqipërisë
  • 21:50Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet
  • 21:49Sopi me kritika për cilësinë e arsimit: Ka rënë masivisht, sot universiteti është tallje
  • 21:49Paçarizi: Gabim të thuhet se kërkesat e protestuesve janë të paqarta dhe të papranueshme
  • 21:46Rexhep Selimi nga Haga shkruan tekstin e këngës për Abedin Rexhën “Sandokanin”