Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protestat në Tiranë, Arben Gashi: Problemi nuk është Kosova, problemi është krejtësisht i brendshëm

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 19:36
Protestat në Tiranë, Arben Gashi: Problemi nuk është Kosova, problemi është krejtësisht i brendshëm

Arben Gashi, ka reaguar lidhur me debatet për pjesëmarrjen në protestat e fundit në Tiranë, duke theksuar se përgjegjësia për situatën nuk duhet kërkuar jashtë vendit,

Ai ka vlerësuar se protestat përfaqësojnë një mobilizim të madh qytetar dhe nuk mund të reduktohen në pjesëmarrjen e disa qindra personave nga Kosova.

Sipas Gashit, qytetarët e Kosovës janë pjesë e një hapësire të përbashkët me Shqipërinë dhe është e gabuar që pakënaqësitë politike të shpjegohen me narrativa për “fajtorë të jashtëm”.

Ai ka theksuar se problemi qëndron brenda vendit, duke përmendur cilësinë e qeverisjes, funksionimin e institucioneve dhe mungesën e besimit qytetar, si shkaqet kryesore të protestave masive.

Postimi i plotë:

Nuk po çuditem me mënyrën se si po kërkohen fajtorë jashtë për protestat. Kur në fakt, problemi është krejtësisht i brendshëm.

Po i shoh zhvillimet politike dhe mediatike në Tiranë dhe më duket se ajo që po ndodh, përtej debatit të ditës, është një sinjal më i thellë i gjendjes së shoqërisë dhe modelit të qeverisjes.

Nga raportimet e mediave ndërkombëtare dhe vlerësimet e organizatorëve, në protesta kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, ndërsa disa burime flasin për shifra që shkojnë mbi 100 mijë dhe në raste të caktuara deri mbi 200 mijë protestues. Pavarësisht dallimeve në numra, një gjë është e qartë: kemi të bëjmë me një mobilizim masiv qytetar, jo me një fenomen periferik.

Në këtë kontekst, pretendimet se në protesta kanë marrë pjesë rreth 100 makina nga Kosova, që do të nënkuptonin rreth 300–400 qytetarë, duken krejtësisht joproporcionale përballë përmasës së protestës. Edhe nëse kjo shifër do të ishte e saktë – për të cilën kam dyshime serioze – ajo nuk mund të shpjegojë asgjë në raport me dhjetëra apo qindra mijëra qytetarë që dalin në rrugë.

Për më tepër, mbi 3 milion hyrje nga Kosova regjistrohen çdo vit në Shqipëri. Kjo do të thotë se, statistikisht, pothuajse çdo qytetar i Kosovës udhëton në Shqipëri më shumë se një herë në vit. Pra, ata 300–400 vetë në shesh mund të kenë qenë edhe krejtësisht të rastësishëm. Në këtë realitet, kosovarët janë turistë, konsumatorë, investitorë dhe pjesë e një hapësire të përbashkët ekonomike e shoqërore. Prandaj, është absurde që në momente pakënaqësie qytetare, fokusi të zhvendoset te disa qindra njerëz nga Kosova.

Kjo logjikë nuk është e re. E kemi parë edhe në vitin 1997, kur krizat e brendshme politike dhe institucionale tentoheshin të mbuloheshin me narrativa për fajtorë të jashtëm. Edhe atëherë përmendeshin kosovarët, ndërsa shmangej debati real mbi shtetin dhe qeverisjen.

As atëherë dhe as sot problemi nuk është Kosova. Problemi është krejtësisht i brendshëm: cilësia e demokracisë, modeli i qeverisjes, raporti i shtetit me qytetarin dhe mungesa e besimit në institucionet publike. Kur një shoqëri del në sheshe në këto përmasa, debati nuk mund të reduktohet në disa dhjetëra apo qindra persona nga jashtë.

Narrativat që synojnë të krijojnë përçarje mes shqiptarëve nuk i shërbejnë askujt. Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë sot kanë një komunikim, ndërvarësi dhe ndërveprim më të madh se kurrë më parë. Ky realitet i bën të tejkaluara përpjekjet për ndarje artificiale apo për kërkim fajtorësh të jashtëm.

Në fund, nëse qindra mijëra qytetarë protestojnë, përgjigjja nuk mund të jetë statistikë e vogël për të zhvendosur vëmendjen. Përgjigjja duhet të jetë reflektim serioz mbi arsyet e pakënaqësisë.

Demokracia nuk forcohet duke kërkuar fajtorë imagjinarë, por duke dëgjuar qytetarët dhe duke adresuar shkaqet reale të revoltës së tyre.

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare
  • 12:42Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijësuese për partinë që bllokoi Kuvendin
  • 12:41Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim
  • 12:22I kërkuar nga Interpoli për rrëmbim fëmije, i dyshuari ekstradohet nga Kosova për në Spanjë