Aktivistet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë vazhduar protestën e tyre duke kërkuar takim me kryeprokurorin e shtetit, Zejnulla Gashi, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Fillimisht, protestuesve u ishte komunikuar nga zyrtarët policorë dhe zyra e kryeprokurorit se në takim do të mund të hynin vetëm pesë përfaqësues të tyre.
Megjithatë, pas kërkesës së aktivisteve, kryeprokurori pranoi të priste shumicën e protestuesve në zyrën e tij.




