Në një kros-ekzaminim të James Rubin nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale se ku qëndronte statusi hierarik i Adem Demaçit si përfaqësues politik i UÇK-së dhe a ishte mbi ose nën Hashim Thaçin, dhe pse fjala e këtij të fundit mbizotëroi e jo e atij të parit – tha se Thaçi kishte diçka që s’kishte askush tjetër në dorë: “Fjalën dhe premtimin ameirkan, të ushtrisë ameirkane, të NATO-s e të botës – se do të kishte ndërhyrje ushtarake nëse Serbia nuk nënshkruan”.
Gjyqtari: Kundërshtia e Demaçit ndaj marrëvehsjes së Rambujes njihej?
Rubin: Dihej kur Albright foli me të, për mua dhe të tjerët.
Gjyqtari: A jeni në dijeni që Demaçi kundërshtonte Rambujen?
Rubin: Po e kisha këtë përshtypje.
Gjyqtari: Thaçi shkoi në Slloveni për ta bindur për ta ndërruar mendjen/
