Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

GD
Gazeta Demos23 dhjetor 2025 në 12:50
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me 20 mijë euro subjektin politik Lista Serbe, për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas vendimit të PZAP-së , ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe ka vendosur materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin. Për këto pretendime, Lista Serbe nuk ka dorëzuar përgjigje ndaj ankesës.

Paneli ka vlerësuar se ankesa është e bazuar, duke theksuar se ankuesi ka bashkëngjitur fotografi si dëshmi të vendosjes së materialeve promovuese. Sipas vendimit, materialet ishin vendosur në hapësira publike, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime, trafo-stacione elektrike dhe rrugë publike.

Në arsyetim thuhet se vendosja e materialeve promovuese pa leje të organeve kompetente përbën shkelje të legjislacionit zgjedhor. PZAP ka obliguar Listën Serbe që menjëherë t’i largojë posterët dhe materialet e tjera zgjedhore, duke paralajmëruar se moszbatimi i këtij vendimi mund të sjellë sanksione shtesë.

pzap

Më shumë nga Lajme

  • 18:13Beteja s’ka mbaruar”/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht
  • 17:50Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!
  • 17:50Policia gjermane shpall në kërkim 23-vjeçarin nga Vushtrria, dyshohet për vrasjen e një 15-vjeçari
  • 17:12Trump falënderon Kosovën: Kontribuuat për stabilizim në Gaza
  • 17:12Trump i thotë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se përballet me një 'vendim të madh' për Iranin