Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PZAP refuzon kandidatët e PDK-së për rinumërim, Haxhiu e Kryeziu do t’i drejtohen Supremes

GD
Gazeta Demos22 qershor 2026 në 21:17
PZAP refuzon kandidatët e PDK-së për rinumërim, Haxhiu e Kryeziu do t’i drejtohen Supremes

Ankesën e dorëzoi, e pas tri ditësh e pranoi edhe epilogun e saj. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e hodhi poshtë si të pabazuar pretendimin e kandidatit të PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, se gjatë procesit të rinumërimit nuk i janë regjistruar të gjitha votat.

Në ankesën e tij, Kryeziu argumentonte se rinumërimi i 185 kutive të votimit kishte zbuluar një diferencë prej rreth 600 votash në dëm të tij.

Por vendimi i 22 qershorit i PZAP-së, tregon një pasqyrë tjetër.

Sipas Panelit, gabimet e evidentuara gjatë numërimit fillestar, përkundrazi kanë rezultuar në favor të tij.

Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet i PDK-së deklaroi se “Ne kemi qenë duke i shiku votat online në faqen e KQZ-së, ku me janë shtuar votat. Kam me qindra njerëz që më kanë votu dhe më shkruajnë se votat ku më kanë votu nuk janë dhe mi tregojnë me foto. Kështu unë kërkoj rinumërim të plotë të votave”.

Ankesë në PZAP ka paraqitur edhe Bekim Haxhiu.

Që të dy kandidatët pritet që t’i drejtohen Gjykatë Supreme.

Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet i PDK-së tha se

“Sipas PZAP-së, thuhet që është ndryshe, kinse kët ami kanë hek dy vota, po nuk është e vërtetë. Ne do t’i drejtohem Gjykatës Supreme, do ta shfrytëzojmë afatin 48 orësh dhe do ta qojmë këtë punë deri në fund”.

Derisa ankesat shqyrtohen, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se mbetet në pritje të vendimeve përfundimtare të institucioneve kompetente.

Vetëm pas përmbylljes së këtij procesi do të hapet rruga për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës./Dukagjini

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin