Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qalaj i bindur që PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ: Presidentja ta emërojë sa më shpejt

GD
Gazeta Demos13 tetor 2026 në 15:18
Qalaj i bindur që PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ: Presidentja ta emërojë sa më shpejt

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, në një bisedë për Ekonomia Online, pret që presidentja Justina Shiroka-Pula ta emërojë sa më shpejt anëtarin e dytë të kësaj partie në KQZ.

“Është e vërtetë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke funksionuar pa anëtarin e 11-të tashmë një kohë të gjatë. Siç e dini, as ish-presidentja Osmani dhe as ish-ushtruesja e detyrës së presidentes, zonja Haxhiu, nuk e kanë dekretuar anëtarin e 11-të të KQZ-së. Shpresoj që presidentja e re ta emërojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Është shumë e nevojshme që KQZ-ja të kompletohet dhe të vazhdojë të funksionojë normalisht”, tha Qalaj.

I pyetur lidhur me ushtrimin e kompetencave kushtetuese të presidentes për emërimin e anëtarit të 11-të, për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se i takon asaj, Qalaj është shprehur se pret që vendimi të mbështetet në praktikën e mëparshme dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë mendoj se presidentja do t’i ushtrojë funksionet e saj dhe do të bazohet si në përvojën e së kaluarës, ashtu edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Padyshim që anëtari i 11-të, apo anëtari i dytë, do të jetë nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë ai.

Duke folur për urgjencën e këtij procesi, Qalaj ka nënvizuar se plotësimi i përbërjes së KQZ-së duhet të bëhet pa vonesa të mëtejshme.

“Është shumë e nevojshme. Sa më shpejt që të bëhet, aq më mirë”, ka theksuar Qalaj.

Çështja e anëtarit të 11-të të KQZ-së ekziston si problematikë që nga koha e ish-presidentes Vjosa Osmani. Edhe asaj, VV-ja ia kishte propozuar tre kandidatë, ndërsa PDK-ja dy. Osmani i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, por Kushtetuesja e kishte shpallur të pavlefshme kërkesën e saj.

Kushtetuta parasheh që gjashtë anëtarë emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha shqiptare që janë të përfaqësuara në Kuvend, një anëtar nga komuniteti joshumicë serb dhe tre të tjerë nga komunitetet joshumicë joserbe.

qalajanëtaripresidentja

Të ngjashme

Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit

Presidentja viziton familjen e Jakup Krasniqit

16:43
Haziri: Presidentja Shiroka-Pula ka hyrë në një “zjerm” politik

Haziri: Presidentja Shiroka-Pula ka hyrë në një “zjerm” politik

13:31
Presidentja Shiroka-Pula kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Presidentja Shiroka-Pula kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

19:03
Presidentja Shiroka-Pula i pret sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin

Presidentja Shiroka-Pula i pret sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin

13:46

Më shumë nga Lajme

  • 16:35Vdes profesori i njohur
  • 16:29Policia gjen granata, armë e mbi 2 mijë fishekë në Zubin Potok
  • 16:25Konjufca takon homologun norvegjez, diskutojnë për integrimin evropian dhe sigurinë në Ballkan
  • 16:23Mbyllet një biznes në Zubin Potok, gjobitet me 6 mijë euro një tjetër
  • 16:21Kosovari përfundon 7 vjet në qeli në Suedi, i konfiskohen pasuritë edhe në Kosovë