Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, zhvilloi një takim të ngrohtë me përfaqësuesit e Shoqatës së të Shurdhërve, ku u zotua për një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe me ndjeshmëri të lartë sociale.
Hajdari theksoi se një Drenas për të gjithë nuk mund të jetë i tillë nëse nuk merren parasysh nevojat e veçanta të bashkëqytetarëve me aftësi të kufizuara, duke premtuar qasje më të lehtë, respekt institucional dhe përfshirje në vendimmarrje.
“Një Drenas për të gjithë nuk mund të jetë për të gjithë pa i marrë parasysh edhe nevojat e veçanta të bashkëqytetarëve tanë nga kjo kategori shoqërore. Jemi të përkushtuar t’u ofrojmë qasje, respekt, mirëkuptim e mbi të gjitha pjesëmarrje aktive në qeverisje,” deklaroi Hajdari.
